Foto: Valentina Gara - Facebook

Realizohet fluturimi i parë Helsinki – Prishtinë, Aeroporti jep detaje për linjën

Për herë të parë sot është realizuar fluturimi me aeroplan nga kryeqyteti finlandez Helsinki për në Prishtinë.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Valentina Gara ka bërë të ditur për KALLXO.com se kjo do të jetë linjë e rregullt e fluturimeve.

“Destinacioni i Helsinkit do të jetë linjë e rregullt dhe do të shërbejë dy herë në javë: Të marteve dhe të premteve”, ka thënë ajo për KALLXO.com.

Gara në rrjetin social Facebook sot ka shkruar se kjo linjë është bërë për t’i ofruar zgjidhje diasporës.

“Kjo mundësi e re është krijuar qe t’u japim zgjidhje bashkatdhetarëve tanë për një mënyrë më të shpejtë të udhëtimit për në atdhe”, ka shkruar ajo.