
“Adria Airways” nuk punon as sot dhe nesër
26.9.2019 - 10:12
Kompania ajrore “Adria Airways“ ka njoftuar të mërkurën pasdite se do të vazhdojë të suspendojë pjesën më të madhe të operimeve duke përfshirë ato për në dhe nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”.
Kompania nuk do të operojë gjatë ditës së enjte dhe të premten.
Autoriteti i Aviacionit Civil i Republikës së Kosovës thotë është duke e monitoruar në vazhdimësi situatën e krijuar rreth operimit të kësaj kompanie dhe do t’ju informojë për zhvillimet e reja.
Kjo kompani kishte pezulluar punën edhe të martën dhe të mërkurën.