Vera Ora krenare me të bijën për kontributin në Kosovë

Nëna e këngëtares Rita Ora, Vera Ora është shumë krenare me vajzën e saj, pasi ajo është duke u marrë me aktivitete humanitare në Kosovë.

“Duke i dhënë mbështetje UNICEF-it britanik dhe Rita Orës gjatë përkushtimit të tyre për të ndihmuar fëmijët. Jam shumë krenar me Ritën që po gjen kohë, gjatë turneut të saj të ngarkuar, që ta vizitojë Kosovën”, ka shkruar Vera Ora në Instagram.

Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, ka ardhur në Prishtinë.

Siç merr vesh KALLXO.com, këngëtarja me origjinë nga Kosova ka ardhur në kuadër të një aktiviteti humanitar të një organizate ndërkombëtare.

Rita Ora pritet të marrë pjesë në një aktivitet që organizohet në kryeqytet.