Eden Hazard - Foto: facebook

Vëllai i Hazard: Eden mori vendimin e duhur duke qëndruar tek Chelsea

Vëllai i Eden Hazardi, Thorgan Hazard, ka folur për gazetën belge HLN, e në veçanti për çështjen e transferimit të vëllait të tij.

Eden Hazard, është përfolur shumë se do të largohet nga Chelsea,  në drejtim të Real Madridit, por belgu, ka vendosur të qëndroj në “Stamford Brige”.

Ylli i Borussia Monchengladbach, tha se Hazard ka marrë vendim të mirë që qëndroi tek Chelsea.

Ai më tutje ka shpjeguar se Hazardi nuk e ka ndërmend të largohet në këto momente nga Chelsea, gjë që tregon se do të qëndroj deri në fund të sezonit në Angli.

“Eden mori vendimin e duhur duke qëndruar te Chelsea. Blutë nuk ishin të gatshëm ta shisnin dhe ai pati një fillim fantastik të sezonit. Real Madrid ndodhet në një moment shumë kompleks. Ata shkarkuan trajnerin, ndërkohë që janë larguar futbollsitë kryesorë. Ata duhet të ringriten. Unë mendoj se Eden do të shohë se çfarë ndodh deri në fund të sezonit. E njoh mirë atë. Nuk po mendon të transferohet në këtë moment. Ai do të japë gjithçka për Chelsean, ai nuk kërkon kurrsesi një përplasje me klubin e tij aktual. Nëse do të largohet ndonjëherë, ai do ta bëjë atë në mënyrë korrekte”, deklaroi Thorgan për gazetën belge HLN.