Bayern Munich dëshiron transferimin e Hazardit

Bayern Munich është dukë pasur probleme në fazën e sulmit, pasi lojtarët të cilët janë sulmues po kanë lëndime të shpeshta dhe për këtë gjermanëve po i mungojnë rezultatet poztive.

E sipas gazetës gjermane ‘Bild’, Bayerni është duke e monitoruar sulmuesin e Borussia Monchengladbach, Thorgan Hazard, i cili e ka bërë një start të mirë në Bundesligë.

Thorgan Hazard, ka kontratë me Gladbachin deri në vitin 2020, dhe Bayerni është duke kërkuar që tani të nënshkruaj për të, pasi konkurrenca për shërbimet e tij sa shkon e rritet.

25-vjeçari, në 14 ndeshje në këtë sezon në Bundesligë, ka shënuar gjashtë gola ka bërë tetë asistime.