Hazard flet për kalimin e mundshëm në Real Madrid

Sulmuesi belg Eden Hazard ka folur edhe njëherë për të ardhmen e tij Chelsea pas raportimeve se i njëjti mund të transferohet në Spanjë.

Hazard ka thënë për “Sky Sport” se mund ta përfundoj karrierën në Chelsea, kjo nuk paraqet problem për të pasi është i lumtur në klub.

“Unë mund të përfundoj [karrierën time] me Chelsean. Jam shumë i lumtur me këtë klub, me ekipin, familja ime është e lumtur këtu”, ka thënë Hazard.

Ai më tutje ka thënë se nuk transferohet në Spanjë tek Real Madridi nuk paraqet problem për të.

“Pra, nëse nuk shkoj në Spanjë, nuk është problem. I dua tifozët – Unë mendoj se tifozët më duan! Çfarë ndodh në të ardhmen, unë do të jem i lumtur”, ka përfunduar Hazard.