Dortmund i pandalshëm, zyrtarizon transferin e tretë brenda dy ditësh (FOTO)

Borussia Dortmund e ka nisë furishëm përforcimin e skuadrës ende pa nisë afati kalimtar i merkatos verore.

Nënkampionët e Gjermanisë, dje e zyrtarizuan mbrojtësin e krahut të majtë Nico Schulz nga Hoffeneimi.

Schulz nënshkroi kontratë pesë vjeçare me Borrusian deri me 30 qershor të vitit 2024.

Dortmund sot në mëngjes e ka konfirmuar edhe transferimin e Thorgan Hazard nga Borussia Monchengladbachi.

26 vjeçari Hazard ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare dhe do të jetë pjesë e Dortmundit deri me 30 qershor të vitit 2024.

Thorgan Hazard është sulmues i krahut dhe është vëllai i Eden Hazardit.

Julian Brandt është emri i fundit që iu ka bashkuar Dortmundit nga Bayer Leverkuseni me një kontratë pesë vjeçare.