VAR në Ligën e Kampionëve

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s dje ka vendosur që sistemi VAR të përdoret në fazën e eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve për sezonin 2018/19.

Ky vendim është marrë në Dublin të Irlandës.

Sistemi VAR do të përdoret edhe në finalen e Ligës së Evropës në Baku të Azerbajxhanit dhe në finalet e Ligës së Kombeve në Portugali dhe Kampionatin Evropian U21 në Itali.

Sistemi VAR, tashmë është duke u përdorur ne ligat kryesore të Evropës, përpos në Premierligën angleze i cili do të nis përdorimin e tij prej sezonit të ri.