Valencia e gjen rrugën e fitores, mposht Bilbaon (Foto)

Valencia ka fitoruar ndaj Athletic Bilbaos me rezultat 2-0, pas katër barazimeve radhazi në La Liga.

Pjesa e parë në këtë ndeshje përfundoi pa gola.

Golin e parë ‘Lakuriqët’ e shënuan në minutën e 49’ me sulmuesin spanjoll Rodrigo.

Dyfishimin e epërsisë Valencia e arriti në minutën e 89’ me francezin Gameiro.

Pas kësaj fitoreje Valencia pozicionohet në vendin e shtatë me 36 pikë.

Kurse Bilbao në vendin e 11-të më 33 pikë.