Tottenham po mendon për zëvendësuesin e Pochettino-s

Skuadra angleve Tottenham është duke menduar për zëvendësuesin e trajnerit të tyre Mauricio Pochettino, pasi këtë të fundit e ka kërkuar më herët Real Madridi.

Sipas “The Telegraph”, Tottehnham është duke menduar për trajnerin e Bournemouthit Eddie Howe nëse largohet argjentinasi Pochetino.
Për Pochettinon duket se në kohën e fundit ka zgjuar interesim edhe skuadra e Manchester Unitedit e cila nuk po kalon formë të mirë nën drejtimin e Jose Mourinhos i cili është pranë shkarkimit nga ‘djajtë e kuq’.