Terapia Eksperimentale Gjenetike Shpëton Jetën e Djaloshit

Një djalosh njëmbëdhjetëvjeçar me sëmundje të pashërueshme të lëkurës, që ishte në gjendje kritike, përsëri po shkon në shkollë dhe jeton një jetë normale.

Shembulli i tij është një nga më të diskutueshmit që përshkruajnë se çfarë terapia e gjeneve mund të arrijë.

Prindërit e djaloshit të cilit kërkuan që të mbetet anonim, thanë se ka vuajtur nga një sëmundje rrallë e lëkurës, për shkak të të cilës në trup kishte plagë të hapura.

“Kishte dhimbje të mëdha dhe më vendosi pyetje, të cilave nuk munda t’i përgjigjesha. Pse vuaj nga kjo sëmundje? Pse duhet të kem një jetë të tillë?”, thanë ata.

Mjekët e tij thanë se nuk kishin asnjë mundësi tjetër, derisa babai i djalit nuk kërkoi të shqyrtohej terapinë eksperimentale të gjeneve.

Terapia e mjekut italian Mikele Deluka ende ka qenë në fazën eksperimentale, por ai është pajtuar që të provohej si terapi për fëmijën.

Dy vjet më vonë djali u kthye në shkollë, nuk merr më barna dhe bën jetë normale. /21Media