Tenis, Kosova mposht Maqedoninë e Veriut

Kosova ka shënuar edhe një sukses në sport.

Në turneun Fed Cup Tennis Championship 2019, që po mbahet në Helsinki, Kosova ka fituar kundër Maqedonisë së Veriut.

Në një postim në “Facebook”, kapiteni i ekipit kosovar, Ben Islami ka publikuar edhe një foto me tenistet pjesëmarrëse dhe ka dhënë edhe disa prej informatave kryesore rreth lojërave të zhvilluara në kryeqytetin e Finlandës.

“Dje më 16 prill 2019 fituam takimin historik kundër shtetit fqinj, Maqedonisë së Veriut. Meçin e parë e luajti Donika Bashota kundër bartëses së dytë ku pas një meçi dramatik me shumë kthesa, fitoi Donika me 2:1 në sete”, ka shkruar Islami.

“Kundërshtarja e Donikës luante një tenis te shëmtuar “Ugly tennis” me shumë goditje të paparashikueshme. Kur fitoi Donika, ekipi maqedonas kane plase sa qe na thane, “mos u gezoni se ju veq keni humbe nga ne”. Kosova kaloi ne avantazhe 1:0”, ka përshkruar tutje Islami në “Facebook” përballjet në tenis.

Islami e ka vlerësuar fitoren si një sukses të madh duke krahasuar kushtet që ofron Maqedonia e Veriut për tenis dhe Kosovës.

“Pa marrë parasysh meçin e çifteve, Kosova e mundi Maqedoninë e Veriut 2:1 në takime. Për Kosovën ky është një sukses i madh duke marrë parasysh që vetëm Shkupi ka më se 150 terrene të tenisit (në krahasim me Prishtinën 4 funksionale) ndërsa Maqedonia e Veriut ka 10 herë më tepër teniste se Kosova”, shkroi ai.

Ky është postimi i plotë i Ben Islamit në “Facebook”:

KOSOVA FITOI KUNDER MAQEDONISE VERIORE NE TURNEUN FED CUP TENNIS CHAMPIONSHIP 2019 NE HELSINKI!

Dje me daten 16 prill 2019 fituam takimin historik kunder shtetit fqi, Maqedonise veriore. Meqin e pare e luajti Donika Bashota kunder barteses se dyte ku pas nje meqi dramatik me shume kthesa, fitoi Donika me 2:1 ne sete. Kundershtarja e Donikes luante nje tennis te shemtuar “Ugly tennis” me shume goditje te paparashikueshme. Kur fitoi Donika, ekipi maqedon kane plase sa qe na thane, “mos u gezoni se ju veq keni humbe nga ne”. Kosova kaloi ne avantazhe 1:0. Ne meqin e dyte u perballen, tenistja e jone Arlinda Rushiti, e cila eshte bartesja e pare e ekipit te Kosoves kunder barteses se pare te ekipit Maqedon. Meqi filloi shume leht ku Arlinda tregoi dominim total. Ne setin e dyte Arlinda pati probleme pasi maqedonja beri me pak gabime. Ne setin e trete vendimtar, Arlinda u rikthye me dominim anipse maqedonja luante shume mire. Edhe kete meq e fitoi Kosova, keshtu qe arritem avantazh ne 2:0 me takime. Pasi nje takim luhet ne 3 meqe (2 singel dhe nje double) dhe pasi Kosova kishte siguruar fitoren, per ti kursyer 2 tenistet me te mira nga lodhja e tepert per perballjen e sotme kunder Algjerise, kapiteni i ekipit Ben Islami, vendosi qe ne meqin e trete te luajne Vesa Gjinaj dhe Blearta Ukehaxhaj kunder barteseve te 3 dhe 4 te ekipit maqedon. Meqi filloi furrishem ku arritem avantazhe ne 4:1 por per shkak te pervojes se paket te dy tenisteve tona te reja ne Fed Cup, humbem ne 0:2 ne sete. Pa marre parasysh meqin e cifteve, Kosova e mundi Maqedonine veriore 2:1 ne takime.
Per Kosoven kjo eshte nje sukses i madh duke marre parasysh qe vetem Shkupi ka mese 150 terrene te tenisit (ne krahasim me Prishtinen 4 funksionale) ndersa Maqedonia ka 10 here me teper teniste se Kosova.

Ne takimin e se Henes kunder Qipros kemi luaj shume mire, vecanarisht Donika, e cila i ka mahnite te gjithe te pranishmit. Ajo e mundi tenisten nga ky shtet 6:0 dhe 6:3. Arlinda humbi kunder barteses se pare nga ky Qipro, e rankuar e 200ta ne bote, ndersa ne double humbem. Qiproja na mundi 2:1. Sot e kemi takimin kunder Algjerise se forte.

Gjate gjithe kohes qendren e madhe te tenisit me 30 e kusur terrene, ku gjysma janete mbyllura, po e vizitojne nje numer i madh i Finlandezeve. Per vizite na kane ardhe edhe shume bashkeatdhetare, te cilet po na perkrahin shume. Pasi kete vit e kemi ekipin e forte, te gjitha shtetet pjesmarrese po na kcyrin me respekt dhe admirim. Puna ime si kapiten eshte shume e veshtire. Po duhet te jem ne fokus 100% me lojtaret gjate 3 meqeve (deri ne 6 ore ulur) dhe nuk po guxoj ta perdori aparatin fotografik. Kete pune per mua po e bejne tenistet e ekipit por edhe bashkeatdhetaret. Jane bere foto me shumice! Si te kem kohe, do ti postoj. Na prifte e mbara sot me Algjerine, to the Maxx !