Foto: FFK

Superliga, në nisje të sezonit pranveror - superderbi gjilanas

Sezoni pranveror në Superligën e Kosovës do të startojë këtë javë, më saktësisht të premten me ndeshjen KEK-u- Llapi, e cila luhet në stadiumin “Agron Rama” në Obiliq.

Të shtunën do të luhen dy ndeshje, Ballkani – Drenica dhe Ferizaj – Trepça ’89.

Të dielën luhet vetëm një ndeshje, e ajo është kryesorja e xhiros së 18-të në Superligë – derbi i qytetit gjilanas ndërmjet Dritës dhe Gjilanit.

Xhiroja e 18-të mbyllet me dy ndeshje, Flamurtari – Prishtina dhe Liria – Feronikeli.

E premte, 15 shkurt
13.30   KEK-u – Llapi

E shtunë, 16 shkurt
13.30   Ballkani – Drenica
13.30   Ferizaj – Trepça ‘89

E diel, 17 shkurt
13.30  Drita – Gjilani

E hënë, 18 shkurt
13.30   Flamurtari – Prishtina
13.30   Liria – Feronikeli