Sot luhet finalja që mund ta bëjë Kosovën U21 pjesë të historisë

Nga ora 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit sot zhvillohet finalja e IHF Trophy Interctontinental në grupmoshën e juniorëve (U21).

Takohen Kosova me Taipein Kinez.

Në kombëtaren e Kosovës  janë optimitë për fitore, por po ashtu premtojnë të jenë të përkushtuar maksimalisht, serioz dhe shpresojnë të kenë përkrahjen e duhur nga tribunat.

Me fitore hendbolli  kosovar do të shkruajë histori të re për sportin kosovar, si shumë herë deri më tani. Asnjë ekip kombëtar i Kosovës deri më tani nuk është paraqitur në kampionat botëror dhe këtë e siguron Kosova U21 me fitore ndaj Taipeit Kinez.

Rëndësia e ndeshjes është shumë e madhe dhe e madhe shpresohet të jetë edhe përkrahja e tifozëve.

Kosova U21 ka qenë superiore deri më tani në IHF Trophy Intercontinental. Ka fituar ndaj Taipeit Kinez  (31:23), ndaj Nigerisë (34:21) dhe në gjysmëfinale ndaj Paraguajit (36:27). Taipei Kinez kishte fituar me shumë vështirësi ndaj Nigerisë (30:29) dhe në gjysmëfinale befasoi SHBA-në (41:36).