Simptomat e kancerit në mushkëri

Kanceri në mushkëri është ndër llojet më të zakonshme të kancerit, prandaj edhe është e rëndësishme t’i dimë të gjitha shenjat dhe simptomat.

Përveç se mund të ngatërrohen me sëmundje tjera, simptomat e kancerit të mushkërive kanë tendenca të mos jenë shumë të qarta derisa tumori në mushkëri të jetë rritur dhe të është shpërndarë jashtë mushkërive.

Sipas ekspertëve shëndetësorë britanikë, janë disa simptoma të cilat shpeshherë injorohen nga pacientët me këtë sëmundje, por që ata sugjerojnë se nëse jeni duke i përjetuar ato të shkoni sa më shpejt te doktori.

Simptomat përfshijnë:

– Kollitjen e vazhdueshme

– Problemet me frymëmarrje

– Dhimbjet në gjoks

– Ndiheni të lodhur

– Ju ka humbur apetiti

– Keni humbur peshë

– Ju është ndryshuar zëri

– Keni gjak në mukozë ose gëlbazë

Ndonëse kolli është një nga simptomat më të zakonshme të kancerit të mushkërive, gjithashtu kolli mund të shkaktohet edhe nga pirja e duhanit, alergjitë, infeksionet, etj.

Prandaj, si mund ta dini nëse kolli që keni është i lidhur me kancerin në mushkëri? Epo, keni parasysh këto shenja:

– Kolli i cili shkaktohet nga kanceri shkakton më shumë dhimbje

– Mund të ketë tingëllimë tjetër

– Mund të nxjerrë mukozë ose gëlbazë me ngjyrë

Vikend ne Stamboll – prej 199 € – 3 dite

Nëse tumori është rritur dhe shpërndarë jashtë mushkërive, ju mund të zhvilloni edhe simptoma të ndryshme.

P.sh., kanceri i mushkërive mund të shpërndahet në nyjat limfatike – sistem i tubave dhe gjëndrave në trup që e filtrojnë lëngun trupor dhe ndihmojnë në luftimin e infeksioneve.

Në këtë rast, simptoma më e zakonshme që tregon se kanceri është shpërndarë në nyjat limfatike është se ato janë më të madhe sesa normalisht.

Nëse kanceri i mushkërive është përhapur në mëlçi, atëherë ju do të ndjeni dhimbje ose parehati në anën e djathtë të barkut, do të ndjeheni të sëmurë, do të keni apetit të dobët, do të humbni peshë, do të keni zverdhje të lëkurës dhe zbardhim të syve.

 

 

 

 

 

 

‘Hetimet Vazhdojnë’ për Forcat e Armatosura dhe Viza

by Erjonë Popova
NA NDIQNI

Send this to a friend