Shkarkohet Panucci

Christian Panucci nuk do të jetë më trajneri i Kombëtares së Shqipërisë

Federata Shqiptare e Futbollit ka ndërprerë zyrtarisht bashkëpunimin me trajnerin Panucci.

Kjo erdhi pasi kombëtarja kuq e zi humbi 0 me 2 ndaj Turqisë në ndeshjen e djeshme.

Në faqen zyrtare të FSHF-së u treguan emrat që do ta drejtojnë kombëtaren në lojët e ardhshme për kualifikime në Kampionatin Evropian.

“E falenderojmë trajnerin Panucci për punën e zhvilluar deri më tani dhe i urojmë suksese në vazhdimin e karrierës.Ekipi kombëtar në ndeshjen e dytë zyrtare eliminatore kundër Andorrës në transfertë do të drejtohet nga Ervin Bulku dhe Sulejman Mema, si edhe pjesa tjetër e stafit aktual”, thuhet në njoftim.

Tifozët e zhgënjyer të Shqipërisë kërkojnë largimin e Panuçit (FOTO)