Rrugët plastike e ardhmja e komunikacionit

Toby McCartney dhe dy shokët e tij kanë shkrirë në shtëpinë e tyre lloje të ndryshme të plastikave.

Toby po kërkonte recetën perfekte për rrugët plastike.

“Ne kemi provuar 500 deri në 600 kombinime të ndryshme të polimereve deri sa gjetëm se çka funksionon me të vërtet.”, ka thënë ai për CNN.

Receta e fundit e mbetjeve plastike përzihet me asfaltin për të ndërtuar një rrugë më të fortë dhe më të qëndrueshme, ka sqaruar McCarney.
“Ne duam të zgjedhim dy probleme botërore, mbetjet plastike dhe kualiteti i dobët i rrugëve të tanishme”, shtoi ai. Sipas kësaj shpikjeje çdo ton e rrugës së asfaltuar do të përmbajë 20,000 shishe plastike një përdorimshe dhe për afërsisht 70,000 qese plastike.

Sipas McCartney, ky aditiv plastik është më pak i kushtueshëm dhe është ‘ngjitës’ më i mirë për asfaltin. Ai ka thënë se këto rrugë plastike janë për 60% më të forta se rrugët e zakonshme dhe sipas testeve laboratorike janë tre herë më të qëndrueshme. Deri në ditët e sotme kompania e McCartney, MacRebur Plastic Company, ka siguruar përbërjen plastike për rrugë në Britaninë e Madhe, në Kanada, Australi dhe në Zelandën e Re.

McCarney ka hasur në rrugët plastike kur ka vizituar Indinë e Jugut. Atje marrin mbetjet plastike dhe i vendosin në gropat që ndodhen në rrugë dhe presin deri sa plastika të shkrihet dhe të mbyll gropën.

Rrugët plastike në Indi janë të pranishme që nga fillim i këtij shekulli. Rajagopalan Vasudevan është kimisti i cili ka krijuar idenë që plastika të shkrihej me gurë të nxehtë që të krijojë një shtresë fillestare për rrugën.

McCartney është i sigurt që plastika e pranishme në këto rrugë nuk do të shpërlahet nga shirat dhe të shkojë nga burimet e ujit.

“Nëse plastika është e shtypur mirë në mes të gurëve dhe betonit nuk ka shanca që ajo ta arrij mjedisini e jashtëm”, ka thënë ambientalistja Patel. “Do të duhet shumë kohë që rruga të gërryhet dhe të mbërrihet në shtresën plastike.”, shtoi ajo. Patel thotë që procesi i zbutjes së plastikave PET dhe PVC është i bërë në atë temperaturë që nuk prodhon tymra të dëmshëm. /21Media