Presidenti i Romës e dëshiron shkarkimin e Di Francescos

Roma mbrëmë pësoi humbje me rezultat  të thellë prej 7-1, ndaj Fiorentinës në kuadër të çerekfinales së Kupës së Italisë.

Romakët, po ashtu të dielën në pjesën e parë ishin duke udhëhequr 3-0, ndaj Atalantas dhe në fund ndeshja përfundoi 3-3.

Këto dy rezultatet e fundit duket se i kanë frustruar drejtuesit romak.

Presidenti Jim Pallotta, sipas ‘Sportitalia’, është i frustruar me Di Francescon dhe dëshiron shkarkimin e tij.

Si zëvendësues i Di Francescos, mund të jetë trajneri portugez Paulo Sousa.

Sousa është i lirë prej nëntorit pas shkarkimit nga klubi kinez Tiajnin Quajian.