Përfundon sezoni për Paquetan, suspendohet me 3 ndeshje (FOTO)

Milani mbrëm fitoi me rezultat 2-1, ndaj Bolognas në kuadër të Serie A.

Mirëpo, mesfushori brazilian Lucas Paqueta u ndëshkua me karton të kuq.

Sot Federata e Futbollit të Italisë, e ka dënuar Lucas Paquetan me tri ndeshje mos lojë pas kartonit të kuq që e mori mbrëmë.

Kështu, për brazilianin ka përfunduar sezoni, pasi në Serie A, do të luhen edhe tri xhiro deri në përfundim të tij.