Pensionohet Yaya Toure

Mesfushori i Bregut të Fildisht, Yaya Toure ka vendosur që të pensionohet në moshën 35 vjeçare nga futbolli.

Këtë e ka bërë të ditur menaxheri i tij Dimitri Seluk.

Yaya Toure ka përfunduar karrierën duke luajtur. Tani ai do të përqendrohet në punën e trajnerit”, ka deklaruar Dimtri Seluk.

Yaya Toure e ka fituar epitetin e legjendës te skuadra e Manchester Cityt, ku edhe i fitoi tre titujt të Premierligës me këtë skuadër.

Ai po ashtu ka luajtur për skuadra si Barcelona, Monaco dhe së fundmi ku e mbylli karrierën te skuadra greke Olympiacos.