Yaya Toure: Rafael Marquez ishte 10 herë më i mirë se Pique

Mesfushori Yaya Toure, në një intervistë e ka goditur mbrojtësin e Barcelonës Gerard Pique.

Ai ka thënë se mbrojtësi meksikan i Barcelonës, Rafael Marquez, ishte dhjetë herë më i mirë ish-bashkëlojtari i tij, Gerard Pique.

“Rafael Marquez ishte 10 herë më i mirë se Gerard Pique”, ka thënë Toure.

Yaya Toure, ishte pjesë e Barcelonës prej vitit 2007 deri në vitin 2010, kur u trasnsferua në Manchester City.