Pasuria e Kandidatit të AKR për Fushë Kosovën

Debatpernime,  ju sjell pamje të pasurisë familjare të kandidatëve për kryetarë të komunave të Kosovës.

Sipas bashkëshortes së Isuf Ametit, kandidat për Kryetar të Komunës së Fushë Kosovës nga Aleanca Kosova e Re ata posedojnë një shtëpi dhe dy vetura.

Sizana Ameti në intervistën për debatpernime tha se është ndarë e zhgënjyer me interesimin e udhëheqjes komunale për hallet e tyre dhe ka një mesazh për bashkëshortin në rast se fiton zgjedhjet.

“Ne si qytetarë kemi vuajtur boll, kemi thirrë komunën nuk na ka ardhë kurrë, kurrë nuk na ka ra n’dert. Burri jem kam qef me punu për popull edhe mos me i lanë me vujt”, tha Ameti.

Ajo po ashtu përshkroi personalitetin e burrit të saj.

“Isufi është njeri pedant, është i qetë dhe më ndihmon në punët e shpisë kur kam nevojë”, tha Ameti.