Nga epërsia 3-0, Roma mezi fiton një pikë (Foto)

Roma ka lëshuar pikë të arta në përballje me Atalantan, ku ka barazuar 3-3, ani pse në pjesën e parë ishte duke avancuar me rezultat 3-0.

Roma e nisi mirë duke kaluar në epërsi në minutën e 3’ me Edin Dzekon.

Ishte përsëri Edin Dzeko që shënoi për rezultatin 2-0, në minutën e 33‘.

Për rezultatin 3-0, për Romën u përkujdes El Shaarawy në minutën e 40’.

Atalanta  u rikthye në lojë në minutën e 45‘ kur e ngushtoi epërsinë më anë të Castagnes.

Pjesa e dytë në tërësi i takoi vendasve.

Toloi i Atalantas e ngushtoi epërsinë në minutën e 59‘.

Atalanta e humbi mundësinë që ta barazonte rezultatin në minutën e 70‘, pasi Duvan Zapata e humbi penalltinë.

Por, një minutë më vonë Zapata e përmirësoi gabimin duke e shënuar golin e tretë për Atalantan.

Pas këtij barazimi Roma e humb mundësinë që ta marrë vendin e katërt, dhe tani pozicionohet në vendin e pestë me 34 pikë.