Lojtarë të kombëtares shqiptare - Foto: FSHF

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë në garë për lojtarin e javës në Ligën e Evropës

Mbrojtësi i Kombëtares së Shqipërisë dhe Atalantës, Berat Gjimishiti është në garë për futbollistin më të mirë të javës në Ligën e Evropës.

Gjimishit pati një super paraqitje në ndeshje e djeshme kundër Olympiacosit.

Ai shënoi dy gola në minutat 61 dhe 63 ku ia siguroi fitoren ekipit të tij italian Atalantës.

Gjimshit në garën për lojtarin e javës është bashkë me Toni Martinez të Portos, Morelos të Rangers, si dhe Rodriguez të ekipit spanjoll Real Betis.

Këtë sezon Gjimishit ka realizuar 27 paraqitje për Atalantën dhe ka arritur që të realizojë dy gola në Ligën e Evropës, dhe një gol në Kupën e Italisë.