Atalanta - Villarreal, fituesi kualifikohet për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve

Ndeshja Atalanta – Villarreal është dashur të zhvillohet ditën e djeshme, por për shkak të reshjeve të borës takimi është shtyrë për ditën e sotme.

Duke filluar nga ora 19:00, Atalanta pret në shtëpi ekipin e Vilarreal në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kjo ndeshje zhvillohet në kuadër të grupit F. Në këtë grup kalimi tutje e ka siguruar ekipi anglez Manchester United që mbrëmë barazoi 1:1 përballë Young Boys.

Fituesi i këtij takimi do ti bashkohet 15 skuadrave tjera që tashmë e kanë siguruar kualifikimin në fazën tjetër.

Në ndeshjen e parë në mes tyre rezultati ishte 2:2.