Liga e Kampionëve vazhdon edhe sonte me ndeshje tjera interesante

Pas spektaklit nga ndeshjet e ditës së djeshme sot në program në kuadër të Ligës së Kampionëve pritet të ketë takime interesante.

Dy ndeshjet kryesore që pritet të zgjojnë interesim janë Manchester United me Atalantën si dhe ndeshja midis Benficës dhe Bayern Munich.

Cilado nga dy skuadrat, Mancheter United apo Atalanta dalin fituese nga ky duel, merr kryen e tabelës.

Pos Manchester United dhe Atalantës në këtë grup bëjnë pjesë edhe Young Boys dhe Villarreal.

Po ashtu edhe fituesi i takimi midis Benficës dhe Bayern Munich do ta udhëheqte grupin në të cilën gjendet edhe Barcelona dhe Dinamo Kyiv.

Barcelona është në kërkim të fitores së parë në grup, ndërsa në rast të humbjes gjasat për kualifikim në raundin tjetër do të zbeheshin shumë.

Ndeshjet tjera interesante janë edhe ajo në mes të Chelsea dhe Malmo si dhe Zenit e Juventus.