Atalanta kualifikohet në Ligën e Kampionëve, Milan jo (VIDEO)

Atalanta ka shënuar fitore me rezultat 3-1, ndaj Sassuolos, fitore e cila ia ka siguruar kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Djelmoshat e Gasperinit pas kësaj fitoreje janë pozicionuar në vendin e tretë me 69 pikë, vend ky që i dërgon direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

Ndeshja nisi më mirë për Sassuolon që kaluan në epërsi me Berardin në minutën e 19’.

Mirëpo, Atalanta gjithçka ktheu në favor të vetin prej minutës së 35’ kur Duvan Zapata e barazoi rezultatin.

Në pjesën e dytë Atalanta i shënoi edhe dy gola me Gomezin dhe Pasalicin për rezultatin pëfundimtar 3-1.

Për t’i parë golat klikoni KËTU.