'New Rules' e Dua Lipës, 1 miliard dëgjime në platformën muzikore Spotify

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Dua Lipa ka korrur edhe një tjetër sukses me hitin e saj të padiskutueshëm “New Rules”.

Vetë këngëtarja përmes Instagramit ka bërë të ditur se kënga e saj ka arritur të dëgjohet mbi 1 miliardë herë në platformën muzikore Spotify.

Në këtë rangim, Lipa është bërë këngëtarja e dytë në histori të muzikës që e arrin këtë sukses.

“Mirëmëngjesi! 1 miliardë dëgjime në Spotify!!!! Shumë dashuri dhe mirënjohje për të gjithë që e kanë dëgjuar këngën. Faleminderit shumë”, ka shkruar këngëtarja ndër të tjerash në Instagram.