Ndotja e ajrit zvogëlon inteligjencën e njerëzve

Pas një sërë studimesh shkencore të cilat kanë gjetur se ndotja e ajrit është e dëmshme për mëlçinë Shkencëtarët kinezë kanë kryer hulumtimin i cili gjeti se ky problem ka ndikim shumë negativ në aftësinë verbale dhe numerike të trurit.

Gazeta ‘South China Morning Post’ raporton se ekipi i ekspertëve ka bërë një studim me një mostër prej rreth 32.000 burrave dhe grave në 86 qytete kineze, ku problemi i ndotjes së ajrit më të pranishëm.

Rezultatet e studimit treguan se të anketuarit në mënyrë të konsiderueshme kanë më shumë gabime në reagimin ndaj testimit në kulmin e ndotjes së ajrit në rritje.

Hulumtimi i shkencëtarëve kinezë u botua në revistën profesionale amerikane “Proceedings of the National Academy of Science”./ 21 Media.