Foto: Serie A/ Facebook

Napoli dhe Chievo i ndajnë pikët (Foto)

Napoli ka zhgënjyer duke barazuar pa gola ndaj Chievos, ndeshje e vlefshme kjo për xhiron e 13-të në Serie A.

Napoli në këtë ndeshje ishte favorit dhe pritej që të shënonte një fitore shumë të lehtë, pasi Chievo radhitej në vendin e fundit me zero pikë.

Mirëpo, skuadra e Carlo Ancelottit, nuk arriti më shumë se një barazim në këtë ndeshje.

Pas këtij barazimi Napoli pozicionohet në vendin e dytë me 29 pikë, tetë më pak se Juventusi i cili është në vendin e parë.