Mezani debuton me barazim te Gjilani

Trajneri nga Shqipëria, Gentjan Mazani ka debutuar me barazim ndaj Trepçes ’89, 1-1.

Kjo ndeshje u zhvillua në kuadër të xhiros së 24-të në Superligë.

Gjilani e nisi ndeshjen furishëm duke kaluar në epërsi në minutën e 2’ me Wilber Perezin pas asistimit të Endrien Maganit.

Pjesa e parë përfundoi me rezultatin 1-0.

Në pjesën e dytë Trepça ’89 e barazoi rezultatin në minutën e 47’ me Hasan Hysenin.

Pas këtij barazimi Gjilani pozicionohet në vendin e gjashtë me 33 pikë.

Ndërsa Trepça ’89, në vendin e shtatë me 29 pikë.