Manchester City e mposht Tottenhamin (VIDEO)

Manchester City ka shënuar një fitore shumë të rëndësishme ndaj Tottenhamit, e vlefshme për xhiron e 35-të në Premierligë.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi mesfushori i ri Phil Foden në minutën e 5‘ pas asistimit të Agueros.

City  pas kësaj fitoreje pozicionohet në vendin e parë me 86 pikë, një më shumë.

Xhiron e ardhshme në mesjavë City do ta luaj derbin e Manchesterit, ndaj Unitedit.

Kjo ndeshje konsiderohet e vlefshme sa i gjithë sezoni për ‘qytetarët’, pasi nëse fitojnë ndaj rivalit lokal, atëherë do të mund të shpallen kampion të Anglisë për këtë sezon.

Për ta parë golin klikoni KËTU.