Foto: UEFA CHAMPIONS LEAGUE - TWITTER

5 gola në pjesën e parë të ndeshjes Manchester City- Tottenham (VIDEO)

Ka përfunduar pjesa e parë ndërmjet Manchester Cityt dhe Tottenhamit, me rezultat 3-2, në të mirë të vendasve.

Ndeshjen më mirë e nisi City, duke kaluar në epërsi në minutën e 4’ me Sterling.

Por, Tottenhami u kundërpërgjigje shpejt dhe arriti që për tre minuta ti shënoj dy gola të shpejtë me Son Heung Min.

Skuadra e drejtuar nga Pep Guardiola, arriti që pas vetëm një minute ta barazoi rezultatin me Bernard Silvan.

Ishte përsëri Sterling që e riktheu epërsinë e Cityt në minutën e 21’.

Kujtojmë, se kjo ndeshje po luhet në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Për të parë golat klikoni KËTU