Lojtari i Arsenalit nuk luan në finale të Europa League në Azerbajxhan shkaku i politikës

Arsenali ka konfirmuar se Henrikh Mkhitaryan do të mungojë në finalen e Europa Leagues kundër Chelseas që luhet me 29 maj në Baku në stadiumin “Baku Olympic Stadium”.

Mkhitaryan nuk do të udhëtojë me Arsenalin për arsye të sigurisë, pasi nuk ka siguri për të në Azerbejxhan.

Kapiteni i Armenisë ishte i siguruar nga UEFA për këtë ndeshje, mirëpo Arsenali ka preferuar që Mkhiktaryanin ta lëjnë në shtëpi për të mirën e tij.

Arsyeja që Mkhitaryan nuk i sigurtë për këtë ndeshje është nga kontesti politik mes Armenisë dhe Azerbejxhanit mbi rajonin e quajtur “Nagorno – Karabakh”.