Llorente dëshiron të rikthehet në Athletico Bilbao

Sulmuesi i Tottenhamit, Fernando Llorente duket pranë largimit nga skuadra londineze, për shkak të minutazhës së vogël që po e ka në skuadër.

E vet sulmuesi spanjoll ka zbuluar se do të dëshironte që të rikthehej tek ish-skuadra e tij Ahtletico Bilbao.

Ai ka thënë se do të dëshironte që të rikthehej në Ahtletico.

“Do të dëshiroja të kthehesha në Athletico. Prioriteti im është që të ndjehem i rëndësishëm në ekip’, ka thënë Llorente për ‘Cadena SER’.

Llorente ishte larguar nga Ahtletico Bilbao, për në Juventus.