Llorente transferohet në Napoli

Sulmuesi spanjoll Fernando Llorente ka pranuar ofertë ne Napolit që të transferohet të ky ekip si transfer i lirë.

Llorente është lojtar i lirë, pasi i skadoi kontrata me skuadrën e Tottenhamit.

“Sky Sport Italia, Sportitalia dhe Tuttmercatoweb”, raportojnë të gjithë të njëzëri se 34 vjeçari ka pranuar transferimin te Napoli.

Ai do të nënshkruaj një kontratë dy vjeçare me një pagë prej 2.5 milionë eurove në sezon.

Kujtojmë se Llorente ishte pjesë e Juventusit, gjatë viteve 2013-2015, ku i shënoi 27 gola.