Liverpool dhe Chelsea dëshirojnë transferimin e lojtarit të Napolit

Sulmuesi anësor italian Lorenzo Insigne me shumë gjasë gjatë afatit kalimtar të verës do të largohet nga Napoli.

Sipas gazetës italiane “Corriere dello Sport”, për Insignen kanë shprehur interesim skuadra e Liverpoolit dhe Chelseas .

Tani për tani sipas gazetës italiane nuk ka ofertë konkrete për italianin, por me tu hapur afati i transferimeve mund të vijn oferta te Napoli për Insignen.

Insigne në këtë sezon nën drejtimin e Carlo Ancelottit është zëvendësuar shumë herë dhe nuk ka startuar në shumë ndeshje, kjo ka bërë që ai të mendoj largimin nga Napoli.