Lazio dhe Milan dëshirojnë transferimin e Falcaos

Sulmuesi kolumbian i Monacos prej sezonit të ardhshëm mund të luaj në kampionatin italian Serie A.

Sipas gazetës spanjolle “Don Balon”, për Falcaon po interesohen Lazio dhe Milan.

Sulmuesi veteran në këtë sezon nga 23 paraqitje i ka shënuar nëntë gola me Monacon në Ligue 1.

Monaco në këtë sezon nuk është duke kaluar momente të mira dhe synimi kryesor i saj do të jetë mbetja në ligë. Për këtë arsye kolumbiani pritet të largohet nga Monaco pasi dëshiron të luaj në garat europiane.