Muriqi pritet të rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës që luan për Lazion, Vedat Muriqi, pritet të rikthehet tek klubi turk Fenerbahçe.

Kjo është bërë e ditur nga ana e mediumit turk “Fanatik”.

Sulmuesi kosovar nuk po mund të gjejë kohën dhe mundësinë e mjaftueshme tek Lazio, e kjo mund të jetë njëra prej arsyeve kryesore se pse Muriqi mund të rikthehet tek Fenerbache.

Muriqi këtë sezon ka zhvilluar shtatë ndeshje për Lazion por që deri më tani nuk ka arritur ta gjej golin.

Ai u transferua tek Lazio pikërisht nga Fernerbahçe në vitin 2019.