Konflikti në Ukrainë e zhvendos ndeshjen e Europa Leagues (Foto)

Paneli i emergjencave të UEFA-s sot ka marrë vendim që ndeshjen ndërmjet Vorskla Poltavas dhe Arsenalit ta zhvendosi nga qyteti i Poltavas, në stadiumin “Olimpik të Kieves”, kjo pas konfliktit ushtrak që po ndodh në disa zona të Ukrainës.

Ndeshja do të zhvillohet të enjten prej orës 18:55.

UEFA ka thënë se do ta monitoroj gjendjen në Ukrainë, për ta vlersuar në ditët e ardhshme se a do të vendosin edhe për zhvendosjen e ndeshjeve të tjera.