Foto: Romania TV

Katër të Vdekur Nga Përleshja Mes Klaneve në Rumani

Katër persona mbetën të vdekur në qytetin Foscani të Rumanisë qendrore  gjatë një përleshjeje mes dy grupeve kriminale natën e mbrëmshme, raporton Balkan Insight.

Policia e ka cilësuar këtë përleshje si më të dhunshmen në vend në vitet e fundit.

Raportohet se incidenti nisi pas një përpjekjeje të një anëtari të njërit klan për t’u martuar me një vajzë të një klani tjetër, përderisa ajo kishte dy fëmijë me një burrë të klanit kundërshtar.