Foto: ZKM

Kurti udhëton për në Rumani

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka udhëtuar sot më 06.04.2024 për në Bukuresht të Rumanisë.

Kurti do të marrë pjesë në konferencën e organizuar nga Partia Socialiste Evropiane (PES), në kuadër të përgatitjeve për zgjedhjet evropiane në qershor të këtij viti.

Në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit është bërë e ditur se Kurti do të ketë takime me përfaqësues dhe liderë të partive të ndryshme simotra.