Inter mposht Milanon në minutat shtesë

Interi ka mposhtur Milanon në derbin lokal, të zhvilluar në kuadër të xhiros së nëntë të Serie A.

Interi ka shënuar fitore me rezultat 1:0

Pjesa e parë solli një lojë shumë aktive dhe me duele të shumta në mesfushë, ku edhe u lëndua mesfushori i Interit, Radja Nainnggolan.

45 minutëshi i parë përfundoi pa gola.

Edhe pjesa e dytë nisi me një lojë të mirë. Megjithatë, gol nuk pati për 90 minuta.

E gjithë rrjedha e ndeshjes u përmbys në minutat shtesë.

Mauro Icardi shënoi në minutën ’92, duke i dhuruar një fitore shumë të rëndësishme Interit.

Pas kësaj fitoreje, Interi pozicionohet në vendin e tretë me 19 pikë, ndërsa Milani në vendin e 12-të me 12 pikë.