Inter dëshiron ta rikthej Darmianin në Itali

Interi është e interesuar që ta rikthej në Itali, mbrojtësin e Manchester Unitedit,  Matteo Darmian në afatin kalimtar të janarit.

Sipas “Gazzetta dello Sport”,  Interi është duke e shikuar mundësinë për blerjen e Sime Vrsaljkos i cili po ka probleme me lëndime për të cilin italianët duhet të paguajnë 17.5 milionë euro në afatin kalimtar të verës nëse dëshirojnë ta blejnë.

Drejtori sportiv i Interit, Piero Ausilio, ka ofruar 4 milionë euro për huazimin e Darmianit, me të drejtë blerje në fund të sezonit për 17 milionë euro.

Darmian para se të transferohej në Manchester United, ka luajtur tek skuadra e Torinos në Itali.