Faktorët që ndikojnë në rritjen e fëmijës

Rritja dhe zhvillimi i fëmijëve është një proces kompleks që ndikohet nga shumë faktorë, sipas Faton Krasniqit neonatolog–pediatër të gjithë këta faktorë janë të lidhur ngushtë njëri me tjetrin.

Sipas tij rëndësi të madhe kanë faktorët fizik, psiqik, emocional, social dhe ato kulturor. Krasniqi numëron 10 faktorët që ndikojnë në rritjen dhe zhvillimin e fëmijëve.

  • Hormonet-ndikojnë ne shumëzimin e qelizave, në rritjen e tyre veçanërisht në rritjen e kockave. Hormoni i rritjes ndikon pozitivisht në procesin e rritjes. Hormonet e gjendrës tiroide veprojnë në rritjen e kockave dhe rritjen e qelizave të sistemit nervor qëndror. Hormonet seksuale ndikojnë ne procesin e rritjes. Insulina stimulon rritjen, si pasoje e zvoglimit të insulines, rritja në gjatësi është e ngadalësuar.
  • Gjinia –fëmijët e gjinisë mashkullore janë më të gjatë në lindje se ata të gjinisë femërore, por dallimet zhduken në moshën njëvjeçare. Në moshën 11-13 vjeçare , femerat janë më të gjata sepse puberteti fillon më herët. Më vonë prapë fëmijet e gjinisë mashkullore kanë rritje më të shpejtuar.
  • Ndikimi fakoret gjenetik –fëmia sipas rregullave gjenetike, e trashëgon formën konstituive të trupit nga prindërit .Fëmijet e prindërve mesatarisht të larte pritet që të arrijnë lartësinë e tyre të . Rritja në gjatësi e fëmijës është në korelacion të drejtëpërdrejtë me lartësine e prindërve.
  • Ndikimi sezonal-rritja në lartësi është më e madhe në pranverë, ndërsa e masës trupore në vjeshtë
  • Ndikimi i racës-fëmijët e vendeve skandinave janë në mase trupore dhe gjatësi më të madhe që në lindje, por edhe më vonë, ndërsa ata të racës së verdhë, janë më të vegjël.
  • Ushqimi –nënushqyeshëmeria kronike, pamundesojen rritjen e femijes në masë trupore dhe gjatësi.
  • Sëmundjet –sëmundjet akute përkohësisht ndikojne ne ngceje ne rritje, derisa sëmundjet kronike, anomalitë e lindura të zemrës ndikojnë në rritje, derisa infeksionet e traktit respiratorë nuk kane ndikim në pengimin e rritjes.
  • Kushtet sociale dhe ekonimike te familjes- fëmijet nga familjet, që qëndrojnë ekonomikisht mirë, janë më të lartë se ata të prindërve të varfër.
  • Ndikimi i numrit te lindjeve-fëmijet e nënave multipare( qe kanë lindur me shume se një fëmije ) janë me masë trupore më të madhe në lindje.
  • Ndikimi kushteve klimatike –sa me e lartë që të jetë temperatura e mjedisit, njerëzit janë me hollë dhe relativisht më të lehtë në raport me lartësinë trupore.

Sipas mjekut vlerësimi bëhët në faza të ndryshme, atë në rritjen e frytit në barkun e nanës pastaj cdo muaj në gjashtë muajtë e parë të jetës dhe më vonë cdo dy muaj e në periudha më të gjatë një apo dy herë në vit.