Këshillat e Mjekut: Belbëzimi te fëmijët dhe trajtimi në Kosovë

Belbëzimi njihet si çrregullim në të folur i cili prek shumë fëmijë për shkaqe të ndryshme.

 

Logopedia Urtina Baftiu ka treguar për KALLXO.com se të cilët persona shfaqet më shpesh ky problem.

“Të folur është mjeti komunikues në mes të njerëzve, gjatë të folurit mund të hasim edhe në ç’rregullime të ndryshme e një prej tyre është edhe belbëzimi. Ai është përsëritje e fjalëve te fëmijët por edhe te të rriturit nëse e kanë pasur më herët këtë problem. Belbëzimi është ç’rregullim në të cilin përdoret tingulli i parë ose e gjithë fjala” tha Baftiu.

Sipas saj fëmijët mund të belbëzojnë në faza të ndryshme të rritjes dhe rrjedhimisht dhe problemi mund të jetë më i madh apo më i vogël varësisht nga shkaqet.

“Zakonisht fillon prej 18 muajsh deri në 24 muajshe por kjo nuk mund të themi se është belbëzim që do të mbetet edhe në të ardhmen, zakonisht fëmijët që e marin këtë belbëzim në fillim të fjalëve fonti i tyre është duke u mbushur me fjalë dhe gjatë zhvillimit të të folurit ai mund të ketë ndonjë problem.Belbëzim mund të ketë edhe prej moshës 3 deri në 5 vjeçare, këta fëmijë mund t’a tejkalojnë këtë edhe pa ndihmën e logopedit, por nëse vazhdim ky belbëzim pas moshës 5 vjeçare patjetër se duhet të bisedohet me një person adekuat”

Baftiu thotë se është e rëndësishme që të identifikohen shkaqet e belbëzimit dhe të meren masat e duhura në kohën e duhur.

“Në bazë të shkencëtarëve shumica e shkaktarëve janë 60 përqind gjenetike kur dikush nga anëtarët e familjes e ka pasur këtë problem, por mund të jenë edhe shkaktarë tjerë si ankthi, frikë nga diçka, një aksident, zakonisht momentin e parë kur mere anamneza e fëmijës pyetet nëse ka pasur raste në familje apo mund të jetë e rastit”

Ndërsa sipas saj fëmijët që belbëzojnë kryesisht janë të mbyllur në vete dhe mund të ndiejnë zemërim dhe dëshpërim.

“Zakonisht një fëmijë që e ka këtë problem duhet patjetër që të dëgjohet, duhet të shikohet në sy, në momentin që fillon me fol dhe e ka problemin e belbëzimit dhe prindi i thotë mos fol ashtu, fol mirë, ose përsërite ai fëmijë do të mbyllet dhe belbëzimi do të shtohet edhe më shumë”

Ajo thotë se prindërit kanë një rol të madh në trajtimin e belbëzimit, qasja e tyre mund të jetë vendimtare në tejkalimin e problemit, prandaj rekomandon ata të ndjekin këto këshilla.

“Sa i përket trajtimi gjithmonë prindit i jepen këshilla, ai fëmijë duhet të ketë përparësi në familje, në momentin kur kanë një kohë të lirë është mirë që të bisedojnë në qetësi jo të kenë zhurma në shtëpi, zëri i televizorit te jetë më i ultë, kur vjen dikush si mysafirë të mos qeshet fëmija kur flet, komunikimi në sy i jep shumë forcë atij fëmije që e ka këtë problem”, tha ajo.