Doktori Musa Myftari

Infeksionet urinare te fëmijët dhe trajtimi në Kosovë - VIDEO

Infeksionet e traktit urinar përfshijnë një mori gjendjesh te pacientët prej atyre që kanë simptoma apo janë simptomatike thotë për KALLXO.com urologu Musa Myftari.

 

“Po i referohem të dhënave prej literaturës amerikane, në moshën 1 vjeçare 2.7 % të fëmijëve meshkuj janë të atakuar nga infeksionet e traktit urinar dhe 0.7 përqind të femrave kjo përqindje rritet prej moshës 1 deri në 5 vjeçare, stagnon përqindja e fëmijëve meshkuj dhe rritet përqindja e fëmijëve femra. Fëmijët e gjinisë mashkullore mbërrijnë në 0.5 përqind ndërsa fëmijët femra në 4.5 përqind të fëmijëve”, tregon urologu Myftari.

Doktori thotë se të gjithë njerëzit janë të rrethuar me bakterie dhe mundësia e depërtimit të tyre në traktin urinar është shumë e madhe por për shkak të ndërtimit anatomik vajzat janë më të pritura të kapin infeksionet urinare.

“Simptomat janë prej atyre të përgjithshme deri te ato lokale. Të përgjithshme janë shkaktimi i temperaturës e cila relativisht lehtë tolerohet kur vjen prej uretraktit, simptomat lokale janë dhimbja në të dyja anët e veshkave, dhimbja që në fillim është në formë të kolikave, dhimbja në abdomen, simptomat lokale që vijnë për shkak të veprimit të infeksionet. Për shembull urinimi i shpeshtë me djegie e dhimbje e që përcjellët eventualisht me një prezencë të leukociteve dhe te eritrociteve që ndryshe quhet hematuria”, thotë urologu.

“Në qoftë se janë infeksione të lehta atëherë trajtimi është i lehtë tendenca është të trajtohen me një dozë por këtë tendencë nuk e aplikojmë por nëse nuk kalon me këtë trajtim të shkurtë atëherë duhet të merret më seriozisht dhe trajtimi zgjatë shtatë apo dhjetë ditë. Trajtimi fillon me terapi orale si më e lehtë, por nëse nuk kalon kalojmë në terapi me anë të ineksioneve.  Ineksionet që jepen në formë intramuskulare e kanë veprimin më të dobët se ato që jepen në formë intravenoze sepse antibiotikët që jepen në mënyrë intravenoze llogariten të jenë tri herë më të fuqishëm se ai që jepet në formë intermuskulare”, këshillon urologu Myftari.

“Unë kryesisht ju rekomandoj prindërve që fëmijëve me ju dhënë ujë e jo lëngje. Sepse te ne ju japin lëngje të gazuara. Lëngu më i mirë për trajtimin e infeksioneve është uji i thjeshtë. Ndodhë që fëmijët të përdorin vetëm lëngje dhe mungon uji e mungesa e ujit vetvetiu shkakton infeksion. Nëse nuk largohen bakteriet atëherë vjen deri te koncentrimi dhe zhvillimi i tyre që ju ndihmon edhe depërtimin në pjesën e epërme të traktit urinar e fataliteti më i madh është nëse bakteriet përfundojnë në gjak atëherë këtë fenomen e quajmë septokemi e është shumë vështire për me trajtu”, tregon Myftari.