Memli Morina, gjinekolog, obstetër. Foto: Kallxo.com

Këshillat e Mjekut: Dhimbja e kërdhokullave (kukave) gjatë shtatzënisë

Trupi i çdo gruaje shtatzënë e prodhon një hormon te quajtur relaksin, kjo bën që të zbuten ligamentet që e lidhin pelvikun me ashtin e kofshës, thotë gjinekologu Memli Morina.

“Kjo është e nevojshme për ta lehtësuar procesin e lindjes, por gjatë shtatzënisë shkakton dhimbje të kërdhokullave (kukave), shpinës dhe të këmbëve” thotë ai.

Sipas doktorit dhimbja e kërdhokullave theksohet edhe për shkak se shtatzënat flejnë në krah gjë që rekomandohet nga vetë gjinekologët.

“Kur flen vendose një jastëk të butë përfundi kërdhokullave. Kur ec, mbaje kurrizin drejt. Merru me joga dhe pilates.Bëj dush me ujë të ngrohtë dhe masazh për ta lehtësuar dhimbje” thotë ai.