‘Greva’ e Driton Kukës me kampionët

Trajneri i suksesshëm i Kosovës në xhudo, Driton Kuka, ka postuar një foto në Facebook, duke treguar se ai së bashku me xhudistet e xhudistët e tij nuk po i ndalë stërvitjet.

Në një kohë kur Kosova është përshkuar nga grevat e shumta në arsim, shëndetësi e administratë, Driton Kuka ka thënë se edhe xhudistët kanë pakënaqësi, por stërviten nga 8 orë në ditë që ta bëjnë Kosovën më të fortë.

Më poshtë mund të lexoni shkrimin e plotë të Driton Kukës.

Ne bajmë greva duke stërvit në borë e shi!

Çdo mëngjes e çdo mbramje deri në 8 orë në ditë!

Pakënaqësi kemi të gjithë por puna sduhet ndal kurrë e asnjëherë, ta bajmë Kosovën më të fortë me punë e përkushtim.