Google Planifikon Telefonat Pixel për 2018

Google ka ndryshuar vendimin dhe ka vendosur vetëm për dy modelet.

Sipas raportimeve të fundit, Google pritet të publikojë edhe tre telefona të ri Pixel, në vend të dy sa kishte bërë të ditur më herët. Megjithatë, Google ka ndryshuar vendimin dhe ka vendosur vetëm për dy modelet, Pixel 2 dhe Pixel 2 XL.

Droid-Life ka marrë vesh nga burime të afërta me Google, se kompania po punon në tri pajisje të reja për vitin e ardhshëm, me kodet “crosshatch”, “albacore” dhe “blueline”.

Tash për tash nuk mund të konfirmohet nëse këto pajisje edhe do të materializohen, pasi që bëhet fjalë për raportime të hershme.

Është e mundur që Google është duke punuar vetëm në prototipe, të cilat nuk do të gëzojnë publikimin final.

Po ashtu, është ende herët të flitet se çfarë mund të presim nga telefonat Pixel 3, të cilët mund të kenë skaje të holla me dy kamera në pjesën e pasme, por e tëra kjo është në fushën e spekulimeve./21 Media